Bota

Rrëshqitja masive e dheut në Papua Guinenë e Re, më shumë se 670 vetë kanë humbur jetën

rreshqitja masive e dheut ne papua guinene e re me shume se 670 vete kane humbur jeten































Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave në Papua Guinenë e Re, sipas një zyrtari Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë opeacionet e shpëtimit.

rresg

Mediat vendase kishin njoftuar më parë se sipas vlerësimeve paraprkae më shumë se 300 vetë dyshohej se kishin humbur jetëën nga rrëshqitja e dheut në provincën Enga.

Por më shumë se 48 orë më vonë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se numri i të vdekurve mund të ishte dyfish.

“Rrëshqitjet e dherave dhe rëniet e gurëve vazhdojnë, toka po çahet duke rrezikuar jetën e gjithë secilit”, tha zyrtari i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Serhan Aktoprak.

Rrëshqitjet e dherave shkatërruan 150 shtëpi, shkolla, biznese, shtëpi vizitorësh dhe objekte të tjera./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts