Ka shkuar në 68 numri i personave të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Filipine. Kështu deklaruan autoritetet ndërsa shpresat për të mbijetuar po pakësohen.
Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën mbrëma pranë një miniere ari në qytetin Maco, provincën Davao de Oro, dhe shkatërroi shtëpi dhe makina në të cilat po largoheshin punëtorët e minierës së arit.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë 51 persona. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Davao de Oro në javët e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe duke detyruar shumë familje të largohen nga shtëpitë e tyre.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co