Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë. Po sivjet?

rreth 1900 emigrante votuan vjet ne bashkine himare po sivjet




































NGA EDUARD ZALOSHNJA Eduard Zaloshnja

Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan një mundësi unike statistikore për të llogaritur se sa zgjedhës të këtushëm votojnë.

Kjo, sepse kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe nuk mund të vinin emigrante nga jashtë për të votuar. Ajo situatë ishte veçanërisht domethënëse statistikisht për territorin e Bashkisë Himarë, ku votuan vetëm 5900 zgjedhës të këtushëm. Dy vjet më pas në maj 2023, kur kufijtë ishin të hapur, në të njëjtin territor, votuan 7800 zgjedhës. Plot 1900 më shumë se sa kur kufijtë ishin të mbyllur. Nga analiza e pjesëmarrjes në këto dy zgjedhje, gërshetuar me rezultatet e një sondazhi që zhvillova fundjavën e shkuar, me rezulton se rreth 1400 votues që u shtuan vjet nga prurjet e emigranteve, erdhën të votojnë për Belerin dhe rreth 500 për Goron.

Kjo epërsi e prurjeve nga jashtë bëri që Beleri ta zbuste supremacinë 59% që kishte pasur PS dy vjet më parë në territorin e Bashkisë Himarë, kur vetëm zgjedhësit e këtushëm mund të votonin. Po të dielën sa votues mund të vijnë nga jashtë dhe për kë do vijnë në Bashkinë Himarë? Është e pritshme që për Gjikurinë të vijnë po aq sa erdhën për Belerin. Dhe nëse për Tavon vijnë po aq sa erdhën për Goron, do të kemi një rezultat me fotofinish.

Por nëse për Tavon vijnë më shumë se 500 votues, siç ka ndodhur në shumë fushata të tij të mëparshme, Tavo e vulos fitoren. Sepse sondazhi që zhvillova para një javë tregonte se ai kishte një epëri prej rreth 1000 votash ndër zgjëdhesit e këtushëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →