Bota

Rreth 24 orë nga atentati i përgjakshëm ndaj tij, Trump ndan mesazhin e tretë: Amerika të bashkohet!

rreth 24 ore nga atentati i pergjakshem ndaj tij trump ndan mesazhin e trete amerika te bashkohet
rreth 24 ore nga atentati i pergjakshem ndaj tij trump ndan mesazhin e trete amerika te bashkohet

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të tretë teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga momentet e panikut që ai dhe mbështetësit e tij përjetuan në Pensilvani.

“Amerika të bashkohet”, ishte mesazhi që Trump ndau bashkangjitur me një portret të tijin në rrjetin social Instagram.

Pas atentatit të dështuar. por që megjithatë la pas një viktimë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, reagime të shumta kanë ardhur në mbështetje të Trump dhe kundër dhunës, madje edhe nga kampi demokrat.

Më herët Trump njoftoi se do të qëndronte besnik ndaj planit të tij fillestar për të marrë pjesë në Konventën Republikane dhe më pas gjatë javës në një takim të ngjashëm me atë të Pensilvanisë, në Wisconsin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts