Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, foli para duelit special mes Shqipërisë dhe Spanjës, teksa në prononcimin e shkurtër të dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, ndër të tjera u shpreh:
“Kemi kapur çmim, që kemi 40 mijë shqiptarë në stadium. Treguam çfarë vlera përfaqësojmë si shqiptarë. Kush kishte menduar që mbas 2 ndeshjeve do të jemi në garë. Nuk kemi asnjë për të humbur, duhet ta shijojmë çdo minutë dhe të kapim më të mirën.
Spanja është nivel shumë i lartë. Këta lojtarë do i shfrytëzojnë minutat. Duhet një zemër shqiptari nga të gjithë ne. Kam besim që këta djem do të luftojnë deri në fund. Duke u kënaqur këta, do të kënaqen gjithë shqiptarë”, u shpreh Cana.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co