Anija e kërkim-shpëtimit Geo Barents e operuar nga organizata Mjekët pa Kufij (MSF) së fundmi u ankorua në portin jugor të Salernos së Italisë me 99 emigrantë të cilët i shpëtoi në dy operacione në brigjet e Libisë këtë javë, duke përfshirë 53 të mitur.
Bëhet e ditur se emigrantët përfshinin edhe fëmijë të vegjël që kishin vështirësi të ecnin pasi anija u ankorua.
“99 personat e shpëtuar më 10 korrik u zbarkuan në mënyrë të sigurt në Salerno”, njoftoi MSF.
Megjithë udhëtimin e tyre të mundimshëm, ata u përballën me ngacmime nga SSA libiane (forca e sigurisë), duke detyruar shumë prej tyre të hidhen në ujë dhe të rrezikojnë vdekjen”, shtoi organizata.
Siç raportohet, emigrantët përfshinin 53 fëmijë (41 djem dhe 12 vajza), 34 burra dhe 12 gra, të cilit vinin kryesisht nga Bregu i Fildishtë, Siria, Somalia, Pakistani, Guinea dhe Burkina Faso, shkruan ANSA.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co