Një 30-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Italia.
Ai ishte gati të dëbohej nga autoritetet pasi kishte shkelur urdhrin për të mos hyrë në territorin e vendit fqinj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi i riu ka deklaruar se jeta e tij ishte në rrezik në Shqipëri.
30 vjeçari, i identifikuar si Kristian M., u ndalua nga policia në Valchiavenna, të shtunë 22 qershor. Pasi u identifikuan, kontrollet e kryera në vendngjarje nga oficerët zbuluan një dënim për shkelje të ndalimit të rihyrjes në Itali në mars 2024 (si dhe një dënim për rekrutim dhe shfrytëzim prostitucioni). Kristian M. u arrestua sërish dhe dorëzua Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Sondrio, e cila nxori një dekret të ri dëbimi si dhe mori masa për transferimin e 30-vjeçarit shqiptar në zyrën e Barit, nga ku do të bëhej dërgimi i tij në Shqipëri.
Por ka qenë gjykata e Breshias ajo që ka ndaluar gjithçka.
30-vjeçari u lirua dhe u kthye në Lombardi falë kërkesës së tij në pritje për mbrojtje ndërkombëtare. I riu ka deklaruar se jeton në një zonë të Shqipërisë ku Kanuni është shumë prezent dhe jeta e tij do të rrezikohej nga një grindje familjare e lidhur me një borxh që ishte marrë nga babai i tij.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co