Rreziku nga lufta hibride ruso-serbe, ish-komandanti i UÇK : Individët që ishin pjesë e administratës 89-99 të mos kenë qasje në media

rreziku nga lufta hibride ruso serbe ish komandanti i uck individet qe ishin pjese e administrates 89 99 te mos kene qasje ne media
rreziku nga lufta hibride ruso serbe ish komandanti i uck individet qe ishin pjese e administrates 89 99 te mos kene qasje ne media

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se personave që kanë qenë pjese e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-’99, nuk duhet t’iu mundësohet qasja në media, si masë preventive kundër luftës hibride ruso-serbe.

“Preventiva e luftës hibride ruso-serbe… Individëd të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave. Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqes”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka shtuar se në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi ne sot, është mëse e nevojshme që të tillët të menjanohen nga mediat dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-sërbe që mund t’i shkaktohen vendit.

“Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të PAVARUR!”, ka shkruar Mustafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →