Shqiperia

Rrezikuan të mbyteshin në det, policia ndihmon 6 persona/ Ja çfarë ndodhi

rrezikuan te mbyteshin ne det policia ndihmon 6 persona ja cfare ndodhi
rrezikuan te mbyteshin ne det policia ndihmon 6 persona ja cfare ndodhi

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndihmuar 6 shtetas, që ndodheshin në bordin e një mjedi lundrues, i cili pësoi defekt në det. Të 6 personat rrezikuan të mbyteshin në det, pasi i ishte këputur timoni i mjetit lundrues.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil.

Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts