Rrëzimi i akuzës ndaj Trump, Grenell: Ka ardhur koha të ndodhë e njëjta gjë me Hashim Thaçin

rrezimi i akuzes ndaj trump grenell ka ardhur koha te ndodhe e njejta gje me hashim thacin
rrezimi i akuzes ndaj trump grenell ka ardhur koha te ndodhe e njejta gje me hashim thacin

Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN.

Në vendimin e dhënë sot, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith shkel Kushtetutën e SHBA-ve.

Pas vendimit në favor të ish-Presidentit Trump, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar.

Ai u shpreh se çështja e Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet, ndërsa shtoi se tashmë ka ardhur koha që e njëjta gjë të ndodhë me rastin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.

Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →