Eksperti i aviacionit, David Learmount, në një intervistë për Sky News, ka komentuar incidetin fatal me avionin në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 pasagjerë dhe vetëm 2 mbijetuan.
Sipas ekspertit, aeroportet nuk duhet të kenë një mur betoni në fund të pistes. Pa të, tha ai, avioni do të kishte rrëshqitur në një ndalesë, edhe nëse pajisjet e tij të uljes do të dështonin.
“Aeroplani ishte mirë deri në momentin kur goditi murin. Nëse nuk do të kishte pasur mur atje, të gjithë do të ishin gjallë tani.”
Çelësi për të kuptuar shkakun e rrëzimit është zbulimi i arsyes se përse piloti nuk mundi të ulte kapakët e avionit ose pajisjet e uljes, vazhdoi ai.
Learnmount tha se piloti nuk ishte në gjendje të thoshte se cilat ishin të gjitha problemet sepse “ngarkesa e tij e punës ishte shumë e lartë”.