Rrëzimi i avionit me 179 viktima në Korenë Jugut, autoritetet tregojnë sa kohë do të duhet për të hapur dhe deshifruar kutinë e zezë

rrezimi i avionit me 179 viktima ne korene jugut autoritetet tregojne sa kohe do te duhet per te hapur dhe deshifruar kutine e zeze








































Deshifrimi i regjistruesit të fluturimit të kutisë së zezë, hapi i parë në përcaktimin e shkakut të rrëzimit të avionit me 179 viktima, mund të zgjasë më shumë se një muaj, sipas mediave lokale duke cituar një zyrtar nga Instituti i Kërkimeve Koreane.

lcimg-71b6caab-d425-4e7a-8588-578c85000e40

“Regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit [CVR] u gjet i paprekur, por FDR [regjistruesi i të dhënave të fluturimit] ishte pjesërisht i coptuar,” tha zyrtari.

Do të duhet shumë kohë për të deshifruar FDR. Mund të marrë të paktën një muaj”, shtoi ai.

Zyrtarët e mëparshëm thanë se FDR ishte rikuperuar, por kishte disa dëmtime të jashtme.

RRËZIMI I AVIONIT

Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →