Rrëzimi i avionit me qindra pasagjerë në Azerbajxhan, dyshohet se është goditu nga sistemet ruse të mbrojtjes, çfarë thonë autoritetet

rrezimi i avionit me qindra pasagjere ne azerbajxhan dyshohet se eshte goditu nga sistemet ruse te mbrojtjes cfare thone autoritetet








































Burime të qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për mediat e huaja se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines në Aktau të mërkurën.

avioni kazakistan (1)

Sipas burimeve, raketa u hodh në drejtim të avionit gjatë aktivitetit të droneve ajrore mbi Grozny. Burime qeveritare i thanë Euronews.com se avioni i dëmtuar nuk u lejua nga autoritetet ruse të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për të bërë një ulje emergjente.

Ata mësohet se u urdhëruan të fluturonin përtej Detit Kaspik për në Aktau në Kazakistan, në mënyrë që të përplasej në det dhe gjurmët të humbisnin.

Sipas dëshmive, sistemet e navigimit GPS të avionit ishin bllokuar gjatë gjithë rrugës mbi det.

avioni kazakistan (3)

Ndërkohë, burime për Reuters thonë se avioni u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore. Sipas tyre, rezultatet paraprake treguan se avioni ishte goditur nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore Pantsir-S.

“Askush nuk pretendon se është bërë me qëllim”, tha burimi. “Megjithatë, duke marrë parasysh faktet e vërtetuara, Baku pret që pala ruse të rrëfejë rrëzimin e avionit azerbajxhanas”.

Ka pasur edhe spekulime në mediat ruse se avioni mund të ishte rrëzuar nga mbrojtjet ajrore ruse, të cilat e ngatërruan atë me një dron ukrainas.

Kanali Telegram Fighterbomber, i cili besohet se drejtohet nga Ilya Tumanov, një kapiten në ushtrinë ruse, publikoi një klip që dukej se tregonte vrima në rrënojat e avionit, të cilat disa sugjeruan se i ngjanin llojit të dëmit të shkaktuar nga granata ose një shpërthim.

avioni kazakistan (1)

Eksperti kazak i aviacionit Serik Mukhtybayev tha për gazetën Orda se ishte “pothuajse e pamundur” që avoni të ishte rrëzuar pas një përplasjeje më një tufë zogjsh, duke pasur parasysh lartësinë në të cilën avioni po fluturonte kur hasi telashe. Ai vuri në dukje ndikimin e jashtëm si një shkak të mundshëm, duke pasur parasysh dhe shenjat në kabinë.

Në total, 38 pasagjerë u vranë dhe 29 të tjerë u shpëtuan kur avioni u rrëzua pranë qytetit Aktau, Kazakistan.

avioni kazakistan (2)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →