Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut/ U përplas me zogjtë apo kishte problem teknik? Gjendet ‘kutia e zezë’, por ende nuk janë zbuluar bisedat! Mesazhi i fundit dramatik i pasagjerit

rrezimi i avionit ne korene e jugut u perplas me zogjte apo kishte problem teknik gjendet kutia e zeze por ende nuk jane zbuluar bisedat mesazhi i fundit dramatik i pasagjerit








































Koreja e Jugut po përjeton tragjedinë më të keqe të aviacionit në historinë e saj pasi një Boeing 737-8AS me 181 persona në bord u rrëzua gjatë uljes në aeroportin Muan.

avioni

Deri më tani janë gjetur 151 trupa, 71 burra, 71 gra dhe nëntë të paidentifikuar.

Mediat vendase raportojnë se është gjetur kutia e zezë dhe të dhënat e fluturimit, por ende po kërkohet pajisja që regjistron bisedat në kabinë.

Aktualisht teoria kryesore është se avioni u përplas me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.

Sipas Guardian, kjo teori thuhet se u konfirmua nga një prej të mbijetuarve, i cili ka deklaruar se kishte pasur një përplasje me shpend. “Tymi doli nga motorët dhe më pas pati një shpërthim,”u citua të thoshte stjuardesa e shpëtuar.

Ndërsa e mbijetuara e dytë, një 33-vjeçare, tha se nuk mbante mend asgjë. Madje, kur ka mbërritur në spital, u ka thënë mjekëve “pse jam këtu?”.

Ndërkohë Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se kulla e kontrollit u kishte dërguar një mesazh paralajmërues pilotëve të aeroplanit për rrezikun e një goditjeje zogu përpara rrëzimit.

Siç raportohet nga agjencia e Koresë së Jugut Neës1, një pasagjere në fluturim thuhet se i dërgoi një mesazh një të afërmi në të cilin ajo përshkruante një zog që ishte mbërthyer në krahun e Boeing. Sipas të njëjtit burim, mesazhi i fundit që dyshohet se ka dërguar pasagjeri ka qenë “a duhet të them fjalët e mia të fundit?”.

Megjithëse shefi operativ i kompanisë Jeju Air pretendoi në një intervistë për shtyp se avioni nuk kishte histori aksidentesh dhe se provat e hershme nuk treguan dëme, dy ditë më parë një pasagjer që udhëtoi me të njëjtin Boeing tha, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, se motorët e tij ishin fikur teksa avioni ishte duke u nisur.

“Isha në të njëjtin aeroplan dhe motorët e tij u fikën disa herë,” tha pasagjeri në fluturimin 7C2216 i cili u ngrit nga aeroporti Mueang me destinacion Bangkok. “Unë fola me ekuipazhin dhe ata thanë se nuk kishte asnjë problem,” shtoi ai. Një tjetër pasagjer në të njëjtin fluturim shprehu gjithashtu shqetësimin e tij, duke shtuar se ngritja përfundimtare ishte një orë vonesë për shkak të problemeve me aeroportin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →