Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur lidhur me rrëzimin e dy Ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të vendit kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe procedojë me urgjencë Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
“…Kemi hartuar Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ashtu siç kemi miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës që në seancën e radhës do të votohet në lexim të dytë për më shumë prokurorë efikas e të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur”, tha ai.
Kurti tha se të dy këto ligje u konsultuan edhe me Komisionin e Venedikut, që sipas tij, i aprovoi.
“Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy këto ligje….duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën… Me 5 vota për, në raport me 4 vota kundër Gjykata ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme duke tregtuar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetutës, në raport me gjysmën tjetër”, u shpreh Kurti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co