Rrëzohet avioni në Korenë e Jugut, 120 pasagjerë të vdekur. Shpëtojnë dy anëtarë të ekuipazhit! Shkak dyshohet…

rrezohet avioni ne korene e jugut 120 pasagjere te vdekur shpetojne dy anetare te ekuipazhit shkak dyshohet








































Një avion i kompanisë i Jeju Air në Korenë e Jugut, i cili mbante 181 persona në bord është rrëzuar duke shkaktuar të paktën 120 të vdekur, me frikën se numri i viktimave do të rritet.

avioni i rrezuar

Mediat raportojnë se ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale të Koresë së Jugut, kur avioni i Jeju Air bëri një përpjekje të dështuar për t’u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan.

Në një përpjekje të dytë, avioni, me 181 persona në bord, doli nga pista dhe u përplas me një mur në aeroport.

Ndërkohë dy anëtarë të ekuipazhit kanë shpëtuar.

Autoritetet po hetojnë shkakun e një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse në historinë e aviacionit të Koresë së Jugut.

Goditja e shpendëve është një nga shkaqet e mundshme që po shqyrtohet nga zyrtarët të cilët po shikojnë gjithashtu kushtet e motit në momentin e përplasjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →