Dy persona janë plagosur gjatë shpërthimit të një droni rus në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Siç raportohet nga autoritetet, nuk ka pasur goditje të drejtpërdrejta në ndërtesa banimi apo infrastrukturë kritike. Forca ajrore tha se rrëzoi të shtatë dronët e tipit Shahed të përdorur në sulm. Guvernatori i rajonit qendror-lindor të Dnipropetrovsk tha se forcat ajrore rrëzuan një dron mbi rajon dhe nuk u raportuan viktima.
Rusia, tha guvernatori ukrainas, gjuajti gjithashtu raketa balistike Iskander-M në rajonin verilindor të Kharkiv, duke plagosur një person tjetër.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co