Policia Kufitare në Himarë i ka ardhur në ndihmë një turisti çek, i cili u dëmtua gjatë eksplorimit të zonës në Gjirin e Filikurit.
Mësohet se turisti është rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe për pasojë ka dëmtuar gjymtyrët.
Turisti është transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës, ku edhe është asistuar nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe tani ndodhet në spitalin e Himarës nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
![Rrëzohet gjatë ngjitjes me litarë teksa po eksploronte zonën dhe dëmton gjymtyrët, policia i vjen në ndihmë turistit çek në Himarë 3 📍](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/rrezohet-gjate-ngjitjes-me-litare-teksa-po-eksploronte-zonen-dhe-demton-gjymtyret-policia-i-vjen-ne-ndihme-turistit-cek-ne-himare.png)
Sot, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është marrë njoftim se në vendin e quajtur Gjiri i Filikurit, një turist i cili po eksploronte zonën ishte rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe kishte dëmtuar gjymtyrët. Menjëherë u nis drejt tij Njësia Policiore Detare e SPK Dhërmi e cila, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ka lokalizuar turistin çek dhe e ka transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës.
Shtetasi i dëmtuar është asistuar gjatë transportit edhe nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia Kufitare dhe Policia Vendore Vlorë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.
![Rrëzohet gjatë ngjitjes me litarë teksa po eksploronte zonën dhe dëmton gjymtyrët, policia i vjen në ndihmë turistit çek në Himarë 4 📲](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/rrezohet-gjate-ngjitjes-me-litare-teksa-po-eksploronte-zonen-dhe-demton-gjymtyret-policia-i-vjen-ne-ndihme-turistit-cek-ne-himare-1.png)
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co