KILI
Ish-presidenti i Kilit Sebastian Pinera ka humbur jetën pasi helikopteri në të cilin udhëtonte u rrëzua në ujërat e liqenit Ranco. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase sipas së cilave helikopteri drejtohej nga vetë ish-presidenti.
Në bordin e helikopterin ndodheshin 5 persona ku tre prej tyre shpëtuan.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve, Pinera nuk mundi dot të notonte deri në bregun e liqenit pas aksidentit.
Pinera 74 vjeç mbajti postin e presidentit nga viti 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co