Rrëzohet në fushë gjatë finales, momente frike në “Molineux Stadium”, futbolli kalon në plan të dytë

rrezohet ne fushe gjate finales momente frike ne molineux stadium futbolli kalon ne plan te dyte

Frikë në Molineux Stadium (Wolverhampton). Në kohën shtesë të ndeshjes Arsenal-Chelsea, në  finalen e Women League Cup në Angli, futbollistja e “Gooners”, Frida Maanum u rrëzua papritur në tokë.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht, me stafet mjekësore të të dy skuadrave që i erdhën në ndihmë 24-vjeçares. Pasi mori oksigjen nëpërmjet një maske, futbollistja norvegjeze u largua nga fusha me barellë. Klubi i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale qetësoi tifozët.

“Frida është e vetëdijshme, flet dhe në gjendje stabile. Ajo do të vazhdojë të monitorohet nga afër nga ekipi ynë mjekësor. Ne jemi të gjithë me ty, Frida” – Shkruan klubi me seli në Londër.

Arsenali  fitoi 1-0 pasi Stina Blackstenius shënoi në minutën e 116-të.

De
De

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →