Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një lokali nate në Santo Domingo ka shkuar në 226, ndërsa të gjithë trupat e pajetë u janë dorëzuar familjarëve të viktimave, njoftojnë autoritetet zyrtare të vendit.
Çatia në lokalin e natës ‘Jet Set’ u shemb në orën 00:44 më 8 prill, ndërsa ylli i muzikës Ruby Perez ishte në skenë, i cili humbi jetën kur ndodhi kolapsi.
Fatkeqësia, e cilësuar si tragjedia më e madhe e shekullit në Republikën Domenikane, tejkalon për sa i përket numrit të viktimave zjarrin e vitit 2005 në një burg në pjesën lindore të vendit, kur humbën jetën 136 të burgosur.
Ministri i vendit deklaroi gjithashtu se “të gjithë trupat u janë dorëzuar” familjarëve të viktimave, duke i dhënë fund pritjes së tyre të gjatë jashtë morgut.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co