Rritet masa e përfitimit, deri në 12.4 milionë lekë kredi të butë për një banesë! Ja tri kategoritë prioritare dhe formula për përzgjedhjen e fituesit

rritet masa e perfitimit deri ne 12 4 milione leke kredi te bute per nje banese ja tri kategorite prioritare dhe formula per perzgjedhjen e fituesit








































Për t’u bërë pjesë e programit të subvencionimit të kredive për shtëpi nevojitet të paktën një pagë, e cila është nën nivelin e pagës minimale në rang kombëtar, por kufiri i të ardhurave familjare kurrsesi nuk duhet të kalojë vlerat nga 79-146 mijë lekë.

kredite e buta

Gazeta përmbledh sot gjithë dosjen me detajet që i duhen një familjeje si kusht që të aplikojë e më pas të ketë potencial për të qenë në mesin e përfituesve. Këtë vit, mundësitë janë relativisht të larta.

Pavarësisht numrit të madh të familjeve të pastreha në Tiranë, qeveria do të mundësojë këtë vit përmes programit social të subvencionimit të kredive të buta 1200 kredi për shtëpi, duke amortizuar normën e interesave mbi masën 3 për qind. Në tabelën e mëposhtme është niveli i të ardhurave (minimal e maksimal) që duhet të ketë një familje bazuar në numrin e anëtarëve që ka në përbërje, e cila paracakton rrjedhimisht edhe strukturën e apartamentit që i duhet dhe vlerën e kredisë që mund të lëvrojë banka.

Ndonëse përfliten emrat e institucioneve bankare që do të lëvrojnë shumat, ende nuk ka një fitues zyrtar, por bazuar në praktikën e viteve të mëparshme, këto të fundit nuk kanë lëvruar më shumë se 70-80 për qind të vlerës së shtëpisë së gjetur për blerje nga përfituesit. Duke pasur parasysh pagat e reja dhe çmimet e rritura të banesave në tregun e lirë, bashkia ka ndryshuar tabelën me këto tregues duke iu dhënë më tepër mundësi për blerjen e saj përmes këtij programi.

Për një familje deri në dy persona, që përkon me një garsoniere, banka do të lëvrojë 5.5 milionë lekë, për një banesë 1+1 6.8 milionë lekë, për një strukturë më të madhe 2+1 përfituesit marrin mbi 10 milionë lekë, ndërsa shuma maksimale që mund të marrin ata është 12.4 milionë lekë për një strukturë 3+1. Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Në total, sistemi i pikëzimit ka katër kritere: familjare, të strehimit, sociale dhe ekonomike, secila prej të cilave përmban 25 pikë me 100 në total. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

2

PROCEDURA E APLIKIMIT

Individi/familja paraqet kërkesën për të përfituar nga ky program përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” sipas formatit të ngarkuar në sistem, Faza 1. Bashkia e bën të qartë gjithashtu se aplikimet e dërguara nëpërmjet rrugëve të jera me postë, ‘email’ e të tjera do të refuzohen.

Faza e dytë me dokumentacionin përkatës do të dorëzohet pranë zyrave të Bashkisë Tiranë fizikisht, ose nëpërmjet postës në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë. Në fazën e dytë, shqyrtimi i dokumentacionit realizohet brenda një afati kohor prej 30 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit nga drejtoria përgjegjëse e cila vë në dispozicion të Komisionit të Strehimit për vlerësim të mëtejshëm, vetëm praktikat e sakta që përmbajnë formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e individëve apo familjeve që kanë aplikuar për këtë program strehimi dhe që në bazë të kritereve të vendosura kualifikohen si të vlefshëm.

12

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →