Rritet ndërgjegjësimi/ Për janar-prill depistimet për kancerin te gratë u rritën deri 59 herë

rritet ndergjegjesimi per janar prill depistimet per kancerin te grate u rriten deri 59 here
rritet ndergjegjesimi per janar prill depistimet per kancerin te grate u rriten deri 59 here

Në muajt e parë të këtij viti ka pasur një shtim të lartë të numrit të kontrolleve për kancerin në qafën e mitrës dhe të gjirit.

Për periudhën janar-prill 2024 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 15,010 depistime për kancerin e qafës së mitrës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm testimet janë rritur rreth 59 herë.

Në raportin e theksohet se sasia e depistimeve e realizuar prej 15,010 gra është edhe më e lartë kundrejt 11,000 të parashikuara për periudhën. Me një kosto prej 322 lekë/rast.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur shtim edhe të kontrolleve për kancerin e gjirit. Numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit për janar-prill 2024 arriti në 3,000, me një kosto prej 735 lekë/rast. Në raport me të njëjtën periudhë të 2023-s numri i kontrolleve është shtuar 1,5 herë.

Kontrollet për qafën e mitrës dhe gjirit te gratë kanë si qëllim identifikimin e sëmundjeve tumoriale para shfaqjes së simptomave klinike. Kryerja e pap testeve (për depistimin e kancerit të qafës së mitrës) mundësohet si pranë qendrave shëndetësore edhe materniteteve shtetërorë.

Mjekët e familjes pohojnë se arsye shtimit të kontrolleve ka ardhur për shkak të rritjes së fluksit të grave që kërkojnë të kryejnë testimet pap test pranë qendrave shëndetësore, testime rutinë që u neglizhuan në pandemi.

Elisabeta Musta mjeke e familjes pranë Qendrës Shëndetësore të Kamzës, shpjegon se rritja e depistimeve pranë qendrave shëndetësore është rritur me përfundimin e pandemisë së Covid-19.

“2 -3 vitet e fundit grave iu mundësohet kryerja e pap testi edhe në shtëpi. Në qendrën shëndetësore pranë mjekut të familjes mund të merret tamponi, dhe marrja e mostrave në shtëpi mund të kryhet nga vetë gratë. Me pas analizimi i rezultateve bëhet nga ISHP, pasi sillet te ne mostra e marrë.

Për shkak të Covid-19 testimet rutine ishin neglizhuar nga gratë. Me përfundimin e pandemisë ka një rritje të testimeve rutinë pap test, përfshirë edhe vaksinim kundër kancerit të qafës së mitrës”, thotë ajo.

Mjekët nënvizojnë se rritja e testimeve ndikon pozitivisht në uljen e rasteve të diagnostikuara me sëmundje tumoriale, pasi testi ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes, por edhe ta zbuluar atë në fazë të hershme kur është më i shërueshëm.

Teksa pacientë të trajtuar me radioterapi për janar-prill 2024 janë 10,133 pacientë, me një kosto prej 100 lekë/pacientë sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit. Numri i tyre është rritur 22% kundrejt janar-prill 2023./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →