Rritet në 40.476 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet ne 40 476 numri i palestinezeve te vrare nga sulmet izraelite ne gaza
rritet ne 40 476 numri i palestinezeve te vrare nga sulmet izraelite ne gaza

Është rritur në 40.476 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 326 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “3 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 41 palestinezë ndërsa 113 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.476 ndërsa i të plagosurve në 93.647.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →