Laçi dha disa sinjale pozitive në ndeshjen me Erzenin, ku barazoi 0-0. Një pikë nuk është se u bën shumë punë kurbinasve në këtë moment, por në atë ndeshje skuadra funksionoi më mirë dhe pati më shumë rrezikshmëri në zonën kundërshtare.
Nëse Melo dhe lojtarët e tjerët të sulmit do të ishin treguar më të kujdesshëm, Laçi mund ta kishte fituar ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës. Përpara skuadra e trajnerit Armando Cungu ka një sfidë shumë të vështirë, atë me Partizanin, që vjen nga një humbje dhe do të përpiqet të reagojë me çdo mënyrë. Për kurbinasit rikthehet në këtë ndeshje mesfushori Klinti Qato, i cili mungoi kundër Erzenit për shkak kartonësh.
Objektivi i vetëm është fitorja, sepse në të kundërt pozitat na tabelën e klasifikimit do të komplikoheshin ndjeshëm. Laçi nuk fiton prej shumë javësh, ndërkohë që skuadrat që luftojnë për mbijetesë janë afruar shumë. Teuta madje është barazuar me pikë dhe ka një ndeshje më pak. Erzeni dhe Kukësi po ashtu janë dy skuadra që shpresojnë te mbijetesa, kështu që Laçi është “i dënuar” të fitojë me Partizanin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co