Bota

“Rritja e tregtisë së drogës është duke nxitur dhunën”, paralajmëron EUROPOL: Krimi i organizuar po shtohet, situatë dramatike!

rritja e tregtise se droges eshte duke nxitur dhunen paralajmeron europol krimi i organizuar po shtohet situate dramatike
rritja e tregtise se droges eshte duke nxitur dhunen paralajmeron europol krimi i organizuar po shtohet situate dramatike

Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë, sipas agjencisë së Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, Europol.

“Krimi i organizuar është në rritje. E shfrytëzon secilën dobësi”, ka thënë shefja e Europolit, Catherine De Bolle për revistën gjermane Der Spiegel, transmeton dpa.

“Rritja e tregtisë së drogës është duke nxitur dhunën”. ka thënë De Bolle.

Sipas Europolit, prodhimi i kokainës në Amerikën Qendrore dhe Jugore është në pikun e vet dhe Evropa është e larë në drogë.

“Situata është dramatike”, ka thënë De Bolle, duke përmendur se po vërehet rritje e tregtisë edhe për droga tjera.

Sipas hulumtimeve të autoritetit policorl, me bazë në Hagë, në BE janë aktive 821 rrjete serioze kriminale.

Këto rrjete, me më shumë se 25.000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, ka paralajmëruar Europoli.

Sipas hulumtimeve, biznesi i tyre kryesor është trafikimi i drogës.

De Bolle ka thënë se paratë e fituara prej drogës në Evropë, zakonisht qëndrojnë brenda kontinentit dhe investohen në ekonomi lokale.

“Kjo e bën krimin e organizuar një prej kërcënimeve më të mëdha të kohës sonë”.

Sipas saj, policia ka nevojë për pajisje teknike dhe personel, për të pasur mundësi që t’i luftojë këto rrjete.

“Nëse nuk investojmë më shumë, ne do ta humbim luftën”, ka thënë mes tjerash ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts