Bota Kuriozitete

Rrjeti social “X” ndalon operimin në Brazil pas “urdhrave të censurës” nga Gjykata Supreme

rrjeti social x ndalon operimin ne brazil pas urdhrave te censures nga gjykata supreme





































Elon Musk ka njoftuar se platforma e rrjeteve sociale X do të mbyllë operacionet e saj në Brazil “menjëherë” për shkak të atyre që i quajti “urdhra censurimi” nga gjyqtari brazilian Alexandre de Moraes.

X

Kjo pasi X pretendon se Moraes kërcënoi fshehurazi një nga përfaqësuesit e tij ligjor në vendin e Amerikës së Jugut me arrestim nëse nuk zbaton urdhrat ligjor për të hequr disa përmbajtje nga platforma.

Por, platforma tha se shërbimi do të mbetet i disponueshëm për popullin e Brazilit, shkruan the Guardian.

Në fillim të këtij viti, Moraes urdhëroi X të bllokonte disa llogari, pasi ai hetoi të ashtuquajturat “milici dixhitale” që janë akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme dhe mesazhe urrejtjeje gjatë qeverisë së ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Moraes hapi një hetim në fillim të këtij viti ndaj Musk, pasi ai tha se do të riaktivizonte llogaritë në X që gjykatësi kishte urdhëruar të bllokoheshin.

Musk i ka quajtur vendimet e Moraes në lidhje me X “jokushtetuese”.

Pas sfidave të miliarderit, përfaqësuesit e X ndryshuan kursin dhe i thanë Gjykatës Supreme të Brazilit se gjiganti teknologjik do të pajtohej me vendimet ligjore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts