“Rroftë Ukraina”, ministri Kuleba përshëndet në shqip nga Tirana: Mirënjohës për mbështetjen! Rusia të krimet e luftës

rrofte ukraina ministri kuleba pershendet ne shqip nga tirana mirenjohes per mbeshtetjen rusia te krimet e luftes
rrofte ukraina ministri kuleba pershendet ne shqip nga tirana mirenjohes per mbeshtetjen rusia te krimet e luftes

Ministri i jashtëm Igli Hasani po mban një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba.

Kuleba: Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.
Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.
Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.
Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.
Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtoonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit.

Të dashur miq, rroftë Ukraina!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →