Berat Gjimshiti ka qenë në mënyrë të papritur një emër shumë i lakuar në merkaton e futbollistëve në Itali në javët e fundit. Shkak është bërë një ofertë e Al Rajan të Katarit e mbërritur në adresë të kapitenit të Kombëtares shqiptare,
Klubi nga Katari i ofronte atij një rrogë marramendëse, prej mbi 4 milionë eurosh në sezon për një kontratë trevjeçare me klubin në fjalë. Një ofertë që ka tunduar mbrojtësin shqiptar, i cili në këto ditë ka peshuar mirë çfarë zgjedhje të bëjë për të ardhmen e tij, nëse në vitet e ardhshme të mendojë për përfitimet financiare, apo të vazhdojë të paraqitet në nivelet më të larta me Atalantën.
Sipas mediave italiane, zgjedhja e tij tashmë është bërë, “Tuttomercatoweb” bën të ditur se Gjimshiti ka vendosur që të qëndrojë të Atalanta, ku është një titullar i padiskutueshëm dhe ku në ditët në vijim do të luajë Superkupën e Europës ndaj Real Madrid, teksa në shtator do të jetë protagonist në Ligën e Kampioneve me zikaltrit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co