Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, gjatë një debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian theksoi se Komisioni është i gatshëm të përpilojë mendimin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në BE sapo Këshilli ta kërkojë këtë.
Ajo nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve në Kosovë pas zgjedhjeve të shkurtit dhe avancimin me reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratën publike.
“Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm në mënyrë që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes,” tha Kos.
Komisionerja shtoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe jo përmes veprimeve njëanshme.
“Komisioni mbetet i gatshëm të përgatisë mendimin për anëtarësimin e Kosovës në BE kur të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli. Por, më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin dhe jo përmes veprimeve njëanshme,” tha ajo.
The post Rruga e Kosovës drejt BE-së, Marta Kos: Të formohen sa më shpejt institucionet, të gatshëm për… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co