Banorët që jetojnë përgjatë rrugës Herebel në Peshkopi po përballen me ndotje të madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit të fundit të rrugës së Arbrit.
Banorët dhe fermerët ankohen se po ju shkaktohen dëme të mëdha qoftë në frutikulturë e qoftë në të mbjellat stinore.
Ndërkohë për udhëtarët është një problem madhor prania e pluhurit në rrugë në këto ditë të nxehta Qershorit.
Punimet për ndërtimin e rrugës janë shumë të ngadalta, duke bërë që situata të mund të zgjasë edhe gjatë muajve të verës kur dhe është piku i turizmit.
Banorët kërkojnë që firma e cila është nënkontraktuar nga “Gjoka Konstruksion” që po bën punime në këtë rrugë duhet patjetër që ta lagë trasenë me ujë që të shmangë ndotjen e madhe që shkakton në temperatura që kanë arritu vlera maksimale ditët e fundit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co