Rudina Dembacaj zbulon vesin më të keq të Markut gjatë pushimeve

rudina dembacaj zbulon vesin me te keq te markut gjate pushimeve
rudina dembacaj zbulon vesin me te keq te markut gjate pushimeve

Udhëtojnë shumë shpesh bashkë dhe Rudina Dembacaj përpiqet të shijojë gjithçka kur është në udhëtime, por ndryshe nga Marku, ajo do pak më shumë qetësi, sepse, siç thekson, “prandaj kanë ikur me pushime – për të qenë pak vetëm, por…”

Aktorja e njohur ishte këtë të enjte e ftuar në “Pushime on Top”, për të treguar më shumë për projektet e saj të fundit, por edhe për të zbuluar disa detaje nga jeta personale, si për shembull pushimet me Markun. Italia, Greqia janë gjithmonë vende që ata i vizitojnë me qejf, por kudo ku janë pushimet, është gjithmonë bukur dhe qejf. Por… problemi është Marku.

Siç tha Rudina, Marku paska një ves shumë të keq gjatë pushimeve: takon kudo njerëz dhe gjen gjithmonë njerëz për të folur: “Marku ka një ves të jashtëzakonshëm që, për shembull, në Maldive ishte një kilometër plazh vetëm për ne dhe tjetri duhet të ecje shumë që ta takoje. Edhe atje Marku bëri komshinj, gjeti ca shokë, ca gjermanë, ca austriakë…” – tha Rudina duke u ankuar kështu që partneri nuk rri dot pa njerëz të tjerë, edhe kur janë me pushime.

Nga ky ves i tij, shton më tej aktorja, ajo ka zbuluar një stil të ri.

Unë sot, kam arritur në pikën që kur jam me pushime me Markun, gjithmonë postoj foto pasi jemi kthyer nga pushimet, sepse në çdo vend ku shkojmë, Marku ka nga një të njohur, i cili na sjell pesë të njohur të tjerë, ata pesë… E marrin në telefon dhe i thonë “ooo, ti qenke këtu, ku takohemi?” Marku nuk di t’u thotë “Jo” takimeve me njerëzit. Ndërkohë, unë nga ana tjetër, që dua pak qetësinë time. Përderisa largohemi për të ndenjur vetëm, të rroftë pastaj që ikëm jashtë shtetit. Dhe unë kam gjetur këtë stilin…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →