Rudina Hajdari rigjen dashurinë dy vite pas divorcit me ish-bashkëshortin, kush është regjisori që i ka fituar zemrën! Historia e çiftit larg syve të publikut

rudina hajdari rigjen dashurine dy vite pas divorcit me ish bashkeshortin kush eshte regjisori qe i ka fituar zemren historia e ciftit larg syve te publikut



































Rudina Hajdari po jeton ditë të lumtura. Ish-deputetja e Parlamentit ka gjetur dashurinë. Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.

rudina hajdari1

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: “E bekuar”. Ndonëse deri më sot nuk kishte folur për jetën private, tashmë lidhja e re duket e konsoliduar, aq sa çifti të publikojë foto në rrjetet sociale. Por djaloshi që i ka fituar zemrën, nuk është një emër i njohur për publikun shqiptar.

rudina hajdari

Bëhet fjalë pikërisht për Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash, që vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projekte të reja në kinematografinë shqiptare. Nuk dihet se kur dhe ku janë njohur, pasi si Rudina, ashtu edhe Tani nuk kanë folur kurrë për këtë raport. Por ndonëse në fshehtësi të plotë, çifti duket më i dashuruar se kurrë dhe tashmë nuk fshihen më as në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn dy vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën. Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë, pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë.

rudina hajdari vajza6

Që nga rikthimi i saj në Shqipëri, ajo ka qenë e angazhuar me politikë, duke u shprehur se tashmë politika do të jetë pjesë e angazhimeve të saj edhe të mëtejshme. Larg Parlamentit, Rudina duket se ka pasur kohë të lirë të jetë më e pranishme si pranë vajzës së saj, por edhe të ketë një jetë më sociale. E duket se tashmë që ka gjetur dashurinë, patjetër që pak kohë do të ketë edhe për të shijuar këtë romancë të re. Jemi të sigurt që këto janë vetëm fotot e para të këtij çifti dhe në të ardhmen e afërt do t’i shohim edhe shumë shpesh çiftin në poza pranë njëri-tjetrit.

rudina hajdari1

FARË NDODHI ME ÇIFTIN

Dy vite me parë Rudina Hajdari tregoi se vendosi që të ndjekë ëndrrat e saj, ndërsa bashkëshorti nuk u përshtat dot me jetesën në Shqipëri dhe po jeton në Amerikë.

“Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë, sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar. Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme.

rudina hajdari

Por që largësia bën të veten padyshim. Nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por që si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta, unë zgjodha këtë rrugë. Por as atij nuk i vë faj, sepse ka investuar në Amerikë prej më shumë se 20 vitesh dhe është shumë i suksesshëm aty ku është, e quajti gati të pamundur rikthimin e tij në Shqipëri, pavarësisht se është shqiptar. Është larguar prej shumë vitesh dhe në momentin që u ktheva, ai kishte 17 vite që s’kishte shkelur këtu. Në momentin që u kthye, nuk u ambientua dot, ishte një realitet komplet ndryshe.

Nuk i vë faj. Tani është ndryshe, sepse çdo verë ka dëshirë që të rikthehet këtu. Mbas një jave do vijë të kalojë pushimet e verës këtu dhe kemi dëshirë që vajza jonë të kalojë po ashtu pushimet këtu. Nuk ka si deti ynë”, rrëfeu Rudina Hajdari dy vite më parë.

rudina hajdari5 rudina hajdari3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →