Një avokat që përfaqësonte të ndjerin Alexei Navalny dhe shoqëronte nënën e disidentit rus javën e kaluar kur ajo u bëri thirrje autoriteteve që t’ia dorëzonin trupin e djalit të saj, u arrestua sot në Moskë, njoftuan mediat ruse.
Arrestimi i Vasily Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe agjencia e lajmeve SOTA.
Më herët, një zëdhënëse e rivalit të Putinit tha se ndihmësit e tij nuk kishin mundur të gjenin një vend në Rusi ku njerëzit do të ishin në gjendje t’i bënin nderimet e tyre liderit të opozitës, i cili vdiq në burg këtë muaj.
Since yesterday we have been looking for a place where we can organize a farewell event for Alexey. We have called most of the private and public funeral agencies, commercial venues and funeral halls.
Some of them say the place is fully booked. Some refuse when we mention the…
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) February 27, 2024
Në një postim në Twitter, Kira Jarmis tha: “Që nga dje ne jemi duke kërkuar një vend ku mund t’i themi lamtumirë Alexeit. Ne vizituam shumicën e shtëpive funerale private dhe publike, objektet tregtare dhe sallonet e funeralit”.
“Disa thonë se hapësira është e zënë, disa mohojnë sa përmendet emri i ‘Navalni’. Diku na është thënë direkt se zyrat e varrimit janë të ndaluar të punojnë me ne”, shtoi ajo.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co