Rusia bën bilancin: Rrëzoi 47 dronë ukrainas

rusia ben bilancin rrezoi 47 drone ukrainas
rusia ben bilancin rrezoi 47 drone ukrainas

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi të hënën 47 dronë ukrainas, që fluturuan mbi pesë rajone të saj, përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Detit Azov. Agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe zyrtarë rajonalë raportuan se rafineria e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar është dëmtuar.

Administrata rajonale në Krasnodar tha se rafineria Tuapse, në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, mori flakë nga copat e dronëve. Ministria e Mbrojtjes tha se shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet Rostov, Belgorod, Voronezh, Smolensk dhe Krasnodar, ndërsa 17 u shkatërruan mbi det. Ukraina nuk i komentoi këto pretendime. Ky vend është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.

Që nga fillimi i këtij viti, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, për ç’gjë njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri. Siç raporton Reuters, në tremujorin e parë të këtij viti, së paku shtatë fabrika ruse kanë ndaluar prodhimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →