Rusia do të ndërmarrë një “operacion anti-terrorist” në tre rajone në kufi me Ukrainën

rusia do te ndermarre nje operacion anti terrorist ne tre rajone ne kufi me ukrainen
rusia do te ndermarre nje operacion anti terrorist ne tre rajone ne kufi me ukrainen

Moska njoftoi një ” operacion anti-terrorist” në tre rajone në kufi me Ukrainën, disa ditë pasi Kievi kreu inkursionin më të madh të trupave ukrainase në territorin rus që nga shpërthimi i luftës. Të premten në mbrëmje, komiteti kombëtar anti-terrorist njoftoi nisjen e “operacioneve anti-terroriste në rajonet Belgorod, Bryansk dhe Kursk (…) për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për t’i dhënë fund kërcënimit të akteve terroriste të kryera nga grupet e armikut”.

Nga ana e tij, guvernatori i Lipetsk njoftoi se një civil u vra në një sulm me dron ukrainas në kryeqytetin me të njëjtin emër, rreth 300 kilometra larg kufirit. Guvernatori, Igor Artamonov, gjithashtu raportoi përmes Telegramit se mbrojtja ajrore shkatërroi 19 dronë ukrainas gjatë natës.

Rusia njoftoi se rrëzoi 32 dronë

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se 32 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës, 26 në rajonin Kursk – midis Lipetsk dhe Ukrainës – dhe gjashtë të tjerë në rajonin e Yaroslavl.

Në Kursk, kompania publike Rosatom siguroi se termocentrali bërthamor po funksionon pa probleme. Ai deklaroi gjithashtu se ka vendosur të reduktojë numrin e punëtorëve në kantierin e një termocentrali të ri bërthamor në ndërtim, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Përtej kufirit, një civil u vra në sulmet me raketa ruse në qytetin Kramatorsk në rajonin e Donetsk, ku luftimet janë ndezur dhe dy të tjerë në rajonin verilindor të Kharkiv, thanë zyrtarët.

Guvernatori rajonal i Donetsk, Vadim Filashkin tha se rusët goditën “infrastrukturën kritike” me një “raketë” që u dëmtua rëndë. Ai nuk specifikoi se çfarë lloj infrastrukture, apo cila.

Dje, 14 persona u vranë dhe 43 të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në një supermarket në Kostanivka, gjithashtu në rajonin e Donetsk, të cilin Moska thotë se e ka aneksuar, megjithëse nuk e kontrollon plotësisht.

Në Kharkiv, dy persona u vranë kur një shtëpi u bombardua, sipas policisë ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →