Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parashë që e ka vlerën më të madhe sesa i gjithë prodhimi bruto i botës, për shkak të kufizimeve të vëna ndaj kanaleve të propagandës ruse në YouTube.
Gazeta ruse e biznesit, RBC njoftoi këtë javë se 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e këtij vendi, të cilat vunë gjoba komplekse që kapin një shumë të pakuptueshme me 34 zero.
Për krahasim, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh.
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, e pranoi tĂ« enjten para gazetarĂ«ve se ai âas qĂ« mund ta shqiptojĂ« saktĂ« kĂ«tĂ« shifĂ«râ, ndĂ«rsa tha se gjoba ishte âe mbushur me simbolikĂ«â.
âGoogle nuk duhet tĂ« kufizojĂ« aktivitetet e transmetuesve tanĂ«, dhe Google po e bĂ«n kĂ«tĂ«,â tha ai.
Agjencia shtetĂ«rore ruse e lajmeve, Tass njoftoi kĂ«tĂ« javĂ« se gjykata ruse e kishte urdhĂ«ruar mĂ« parĂ« firmĂ«n Google qĂ« tâi zhbllokonte kanalet nĂ« YouTube ose do tĂ« pĂ«rballej me shtimin e gjobave. Gjoba ka arritur shifra marramendĂ«se sepse dyfishohet çdo javĂ«.
Në muajin gusht, shërbimi i rrjetit YouTube në Rusi pësoi një avari masive. YouTube konsiderohet si një nga rrjetet e pakta të mbetura ku audiencat në Rusi mund të ndjekin lajme të pavarura. Moska i bllokon faqet e lajmeve të pavarura në internet, ndërsa liria e shtypit është zhdukur. Google nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar./VOA