Bota

“Rusia nuk është kërcënim për NATO-n”, Lavrov: Nuk duam të sulmojmë Evropën pas Ukrainës!

rusia nuk eshte kercenim per nato n lavrov nuk duam te sulmojme evropen pas ukraines
rusia nuk eshte kercenim per nato n lavrov nuk duam te sulmojme evropen pas ukraines

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka kritikuar pretendimet e Perëndimit se Moska do të sulmojë vendet baltike dhe ato nordike nëse mposht Ukrainën, duke i cilësuar ato si “absurditet”.

“Moska po përpiqet vetëm të eliminojë padrejtësinë historike duke luftuar Ukrainën”, tha Lavrov.

“Spekulimet në Perëndim se Rusia mund të sulmojë shtetet baltike dhe nordike pasi të përfundojë konflikti në Ukrainë janë një trillim i pastër”, theksoi ministri i Jashtëm rus.

Për më tepër, Lavrov akuzoi Perëndimin se u kërkon vendeve të tjera t’i siguronin Ukrainës armë të prodhuara nga Rusia, duke pretenduar se kjo ishte një tjetër provë e frikës së turpit dhe humbjeve ekonomike nëse Kievi humbiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts