“Rusia nuk është regjimi i Putinit”. Aktivistët e liruar: Jo të gjithë rusët janë dakord me pushtimin e Ukrainës

rusia nuk eshte regjimi i putinit aktivistet e liruar jo te gjithe ruset jane dakord me pushtimin e ukraines
rusia nuk eshte regjimi i putinit aktivistet e liruar jo te gjithe ruset jane dakord me pushtimin e ukraines

Jo të gjithë rusët mbështesin pushtimin e Ukrainës. Kështu janë shprehur tre aktivistët rusë të liruar në kuadër të këmbimit të të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë.

Vladimir Kara-Murza, Andrei Pivovarov, dhe Ilya Yashin, ishin të burgosur në Rusi për shkak se kundërshtuan luftën. Në një konferencë për mediat në Bon të Gjermanisë, Kara-Murza, që ka shtetësi ruse dhe britanike, tha se 16 jetë u shpëtuan në shkëmbimin e të burgosurve, përmes së cilit u liruan edhe shtetas. Ai tha se dallimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci jeta e njeriut është e shenjtë. Ai i bëri thirrje botës që të bëjë dallimin mes popullit të Rusisë dhe presidentit të këtij shteti.

“Ka shumë njerëz në Rusi që e kundërshtojnë luftën e Putinit në Ukrainë. Mos u besoni gënjeshtrave të përhapura nga propaganda e Kremlinit. Mos e ngatërroni regjimin e Putinit me Rusinë. Propaganda e Kremlinit dëshiron të pretendojë se të gjithë në vendin tonë mbështesin diktaturën e Putinit dhe mbështesin luftën e tij agresive në Ukrainë. Kjo është një gënjeshtër. Dhe mos lejoni askënd t’ju bindë se këto gënjeshtra të Kremlinit kanë ndonjë lidhje me realitetin”, tha ai.

Pivovarov po ashtu falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këmbimin e të burgosurve dhe kërkoi që populli rus të mos asociohej me politikat e Qeverisë. Ai tha se detyrë e tij dhe disidentëve të tjerë të liruar është që të punojnë që Rusia të jetë “e lirë dhe demokratike”.

Yashin shprehu mendim tjetër, duke thënë se i vjen keq që është dëbuar dhe shtoi se pasi shkoi në Turqi, shprehu dëshirën që të kthehej në Rusi. Por, ai shtoi se një zyrtar i shërbimit të inteligjencës ruse, FSB, i tha se nëse kthehej në Rusi, “ditët e tua do të jenë sikurse të Navalnyt”, referencë për politikanin opozitar rus, Aleksei Nvalny, i cili vdiq në shkurt në një burg rus. Tre aktivistët shprehën bindjen se një ditë do të kthehen në Rusi dhe se ajo ditë do të vijë, sipas tyre kur Rusia të jetë e lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →