Rusia paralajmëron Izraelin të mos sulmojë objektet bërthamore të Iranit: Do të ishte katastrofë

rusia paralajmeron izraelin te mos sulmoje objektet berthamore te iranit do te ishte katastrofe





































Rusia paralajmëron Izraelin që të mos konsiderojë të kryej sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit, njoftoi zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Capture

Ne kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe do të vazhdojmë të paralajmërojmë, për të tërhequr vëmendjen (tek Izraeli) që as hipotetikisht të mos e konsiderojë një goditje ndaj objekteve bërthamore (iraniane) dhe infrastrukturës bërthamore,” tha Ryabkov, sipas TASS.

“Kjo do të përbënte një zhvillim katastrofik dhe një refuzim të plotë të të gjitha parimeve ekzistuese në fushën e garantimit të sigurisë bërthamore.”

Pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor, pati spekulime se Izraeli do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit, siç ka kërcënuar prej kohësh të bëjë.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të martën, se Izraeli do të dëgjojë Shtetet e Bashkuara, por do të vendosë se si të veprojë, sipas interesave të tij kombëtare.

Deklaratës sëtij i ishte bashkangjitur një artikulli i Washington Post që thoshte se Netanyahu i tha administratës së Presidentit Joe Biden se Izraeli do të godiste objektivat ushtarake iraniane, por jo objektivat bërthamore ose të naftës.

Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se Ryabkov tha se Moska është në kontakt të vazhdueshëm me Iranin, pavarësisht nga niveli i tensionit në rajon.

Izraeli dhe vendet perëndimore kanë kohë që shqetësohen se Irani po ndërton një bombë bërthamore nën maskën e një programi energjetik civil, të cilin Teherani e mohon.

Rusia ka forcuar lidhjet e saj me Republikën Islamike të Iranit që nga fillimi i luftës së saj në Ukrainë dhe po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje të madhe partneriteti me Teheranin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →