Rusia po përdor forca të parregullta në operacionet sulmuese në Ukrainë

rusia po perdor forca te parregullta ne operacionet sulmuese ne ukraine
rusia po perdor forca te parregullta ne operacionet sulmuese ne ukraine

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë forca të parregullta në operacionet sulmuese, ka njoftuar Britania e Madhe.

Siç thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shumë forca të parregullta në operacionet e saj sulmuese në Ukrainë.

Në një postim në X, thuhet se Moska po përdor forca që janë “të papërgatitura dhe të patrajnuara”.

Forcat e parregullta janë trupa që nuk janë anëtarë të forcave të armatosura të rregullta, policisë ose forcave të tjera të sigurisë së brendshme, shkruan skynews.

Një shembull është Korpusi Vullnetar i krijuar në vitin 2023, i cili përbëhet nga më shumë se 20,000 rezervistë, mercenarë dhe ish-të dënuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →