Rusia raporton për të vrarë nga një sulm i Ukrainës, mes tyre edhe dy fëmijë

rusia raporton per te vrare nga nje sulm i ukraines mes tyre edhe dy femije
rusia raporton per te vrare nga nje sulm i ukraines mes tyre edhe dy femije

Pesë persona janë vrarë gjatë një sulm me dron në rajonin rus të Kurskut, afër kufirit me Ukrainën.

Guvernatori i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, tha se dy fëmijë të vegjël janë në mesin e të vrarëve. Sipas tij, Ukraina është përgjegjëse për sulmin.

Sipas Smirnovit, një ndërtesë banimi në fshatin Gorodishçe u godit nga sulmi. Dy persona, me plagë të rënda, janë dërguar në spital, shtoi ai.

Rajoni i Kurskut, sikurse edhe zonat e tjera ruse përgjatë kufirit me Ukrainën sikurse Brjansku, Belgorodi dhe Rostovi kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të Ukrainës, teksa Kievi po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022.

Mëngjesin e së shtunës, Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se ka rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, që ishin nisur në katër rajone ruse.

Këto pretendime të autoriteteve ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →