Rusia ka “shënjestruar” Kosovën si objektiv të luftës së saj të dezinformomimit. Kohët e fundit, Moska ka shpërndarë lajme dezinformuese lidhur me trazirat në veri dhe armatosjen e saj nga NATO.
“The Geopost” shkruan në një artikull se përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka nisur të dezinformojë se NATO po e furnizon Kosovën me armë dhe po e ndihmon të ndërtojë ushtrinë e saj, gjë që sipas saj, nuk lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“NATO po e furnizon Prishtinën me armë dhe po e ndihmon të ndërtojë “ushtrinë” e saj, gjë që nuk e lejon Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me pëlqimin e heshtur të Perëndimit, autoritetet e Kosovës po shkelin të drejtat e popullatës serbe në Kosovë dhe po ndjekin një politikë e dëbimit të serbëve nga territoret historikisht serbe”, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin transparent të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, të ndërveprueshme nga NATO, nën mbikëqyrjen civile.
“Në këtë kontekst, Departamenti i Shtetit ka marrë rregullisht vendime për të autorizuar shitjen e armëve të huaja Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për përdorim në FSK. Shitjet e armëve për Kosovën mbështesin politikën e jashtme të SHBA-së dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke rritur sigurinë e Kosovës dhe duke zhvilluar aftësitë e saj mbrojtëse që janë në përputhje me NATO-n pa ndryshuar ekuilibrin ushtarak në rajon ose pa kompromentuar gatishmërinë e mbrojtjes së SHBA-së”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar për t’i mundësuar Kosovës të ofrojë kapacitetet e saj mbrojtëse si pjesë e një procesi më të gjerë të stabilizimit dhe integrimit në strukturat ndërkombëtare. Ky proces është realizuar në bashkëpunim me NATO-n dhe në konsultim me komunitetin ndërkombëtar.
Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe NATO-n, vazhdimisht po bëjnë thirrje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë. Janë ndërmarrë shumë iniciativa për përmirësimin e kushteve për kthimin e serbëve. Pretendimet se kjo është shkelje e normave ndërkombëtare janë të pabaza dhe pjesë e retorikës propagandistike.
Deklaratat e Maria Zakharova janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike që synon destabilizimin dhe krijimin e një imazhi të rremë të veprimeve të supozuara armiqësore të Perëndimit. Realiteti është se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqen të sigurojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë përmes një mandati legjitim ndërkombëtar.
Zakharova i përdor këto deklarata për të errësuar rolin e Rusisë në nxitjen e konfliktit dhe destabilizimin e Ballkanit. Pretendime të tilla kundërshtojnë faktet dhe shërbejnë për të larguar vëmendjen nga roli i Rusisë në konfliktet rajonale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co