Rusia: Ukraina sulmoi me 21 dronë Krimenë dhe rajonet kufitare jugore

rusia ukraina sulmoi me 21 drone krimene dhe rajonet kufitare jugore
rusia ukraina sulmoi me 21 drone krimene dhe rajonet kufitare jugore

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina sulmoi Krimenë dhe rajonet kufitare në jug me 21 mjete ajrore pa pilot (dronë-UAV), transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga ministria në lidhje me sulmin thuhet se “U parandaluan tentativat e regjimit të Kievit për sulme terroriste duke përdorur dronë të tipit avion kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse gjatë natës”.

Më tej në deklaratë thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 21 dronë, prej të cilëve 12 dronë u rrëzuan në Krime, 6 në rajonin Kursk dhe nga një në rajonet Belgorod, Bryansk dhe Voronezh.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co