Ministria e Brendshme ruse vendosi në listën e të kërkuarve Oleg Navalny, vëllanë e politikanit opozitar Alexey Navalny i cili vdiq javën e kaluar në një koloni burgu.
Ministria tha se Oleg Navalny kërkohet sipas “një neni të Kodit Penal”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në gusht 2021, Gjykata Preobrazhensky e Moskës dënoi Oleg Navalny, 40 vjeç, me një vit provë për shkeljen e standardeve sanitare gjatë mitingjeve në mes të pandemisë COVID-19.
Nga dhjetori 2014 deri në qershor 2018, ai ka vuajtur një dënim në burg për një çështje mashtrimi dhe përvetësimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co