“Sa e dua!”, Heidi Baci ndan foto krah Romeos: Jam goca më me fat në botë

sa e dua heidi baci ndan foto krah romeos jam goca me me fat ne bote
sa e dua heidi baci ndan foto krah romeos jam goca me me fat ne bote

Heidi Baci, një nga personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të veçanta.

Fotografitë, të cilat janë tejet simpatike, shfaqin atë dhe të dashurin e saj, Romeon, shumë të dashuruar.

Romanca e tyre nisi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku publiku pati mundësinë të jetë dëshmitar i lindjes së lidhjes së tyre.

Tashmë jashtë shtëpisë, Heidi dhe Romeo vijojnë të jenë qendër të vëmendjes, dhe ky postim i fundit në rrjetet sociale bën të qartë se dashuria e tyre është vetëm në rritje.

Në përshkrimin që shoqëron fotografitë, Heidi shpreh ndjenjat e saj të forta për Romeon dhe falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë si çift.

“Fillimisht duam t’ju falënderojmë të gjithëve për gjithë dashurinë qe na keni dhuruar. Ps. Sa e dua këtë Romeon, është zemra ime. Jam goca më me fat në botë,” shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co