Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e Mirënjohjes për dy fituesit e medaljeve të bronzta në Lojërat Olimpike në Paris, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, u shpreh se vendi ynë nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sot adopton fëmijë nga shtete të huaja.
Rama iu përgjigj kritikëve teksa u shpreh se sa herë Shqipëria ka sukses, s’mungon hudhra.
“Duhet adresuar çështja e këtyre hudhrave sepse ka të bëjë me informacionin. Sipas tyre nuk kishim pse të gëzoheshim për këto medalje, sepse nuk ishin tonat, por që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që erdhën rastësisht në Shqipëri“, tha kryeministri.
Rama: Nderojmë dy sportistë që nuk kanë lindur në Shqipëri por kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar të ushtrojnë pasionin e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vet sepse nuk i garantonte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari në vende fqinje, është kthyer në vend që adopton fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të donte të vinte të adoptohej në këtë vend.
E them me bindje, që Shqipëria ka rritur të krijojë një kuadër mbështetje që është ndër më të sigurtët dhe ndër më tërheqësit në të gjithë rajonin tonë e më gjerë.
Kemi dhënë mundësinë për tu stërvitur në kushte optimale. Sot Shqipëria u ofron sportistëve dhe atyre që duan të ngjiten më lart, kushte që kurrë më parë nuk i kanë pasur. Sa herë Shqipëria ka sukses, nuk mungon hudhra për të mos marrë në sysh sepse dalin shqiptarë që gjithmonë kanë diçka për të thënë keq. Duhet adresuar çështja e këtyre hudhrave sepse ka të bëjë me informacionin. Sipas tyre nuk kishim pse të gëzoheshim për këto medalje, sepse nuk ishin tonat, por që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që erdhën rastësisht në Shqipëri.
Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionate të ndryshme, që në ato Evropiane tek Lojërave Mesdhetare, nga 2021 në 2024, dhe në këto 3 vite Shqipëri ka marrë 538 medalje. Janë medalje të nivele të ndryshme, por ku shqiptarët të të gjitha moshave kanë garuar për të tjerë, në Ballkanin e vogël, në Evropë, turne të ndryshëm ndërkombëtarë. Janë medalje të një lëvizje sportive në Shqipëri.
Po të shohësh medaljet e peshëngritjes
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co