A e dini se sa kohë na duhet në mëngjes për të aktivizuar plotësisht trurin tonë? Kjo, sipas shkencëtarëve, varet nga ajo që quhet inercia e gjumit dhe ka të bëjë me atë se sa ne qëndrojmë joaktivë në intervalin që nga momenti që ndahemi nga jastëku.
“Ekzistojnë një sërë neurotransmetuesish, duke përfshirë lirimin e hormoneve, që e shtyjnë natyrshëm trupin të kalojë nga gjumi në vigjilencë të plotë. Duhet një kohë e arsyeshme që trupi dhe truri të aktivizohen plotësisht”, thotë neurologu dhe eksperti i gjumit Daniel Barone, MD.
Sipas një studimi të vitit 2019 mbi gjumin, periudha e “inercisë së gjumit” që na mban inerte zgjat rreth 30 minuta, ndërsa studime të tjera arrijnë në përfundimin se mjaftojnë 15 minuta. Pavarësisht studimeve të ndryshme, një rivendosje e plotë e trurit të njeriut nga gjendja e gjumit mund të zgjasë deri në një orë në total.
Kjo varet nga sa orë i lejon vetes çdo ditë të flejë dhe të pushojë.
Nëse mbani një orar adekuat, atëherë truri mund të aktivizohet shumë më lehtë dhe t’i përgjigjet saktë asaj që kërkoni prej tij.
Një tjetër gjë që është e rëndësishme të dini është se truri është më efikas në tre orët e para pas zgjimit në mëngjes në krahasim me gjithë ditën. Rregulli i tre orësh sjell rezultate të shkëlqyera nëse në të vërtetë përpiqeni të zgjoheni sa më shpejt që të mundeni çdo ditë. Me kalimin e orëve, truri fillon të bëhet më i ngadalshëm në përpunimin e informacionit dhe në aftësinë për t’u përqëndruar dhe për të marrë vendime.
Nëse i shfrytëzoni mirë tre orët e para të ditës, atëherë do të arrini të realizoni një sasi të madhe pune me rezultate të shkëlqyera dhe do të jeni në gjendje të jeni më të qetë gjatë ditës, pa e detyruar trurin tuaj të punojë me ritme intensive kur normalisht dëshiron të relaksohet.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co