“Sa partnerë ka për metër katror?”- Edhe Romeo Veshaj ish i dashuri i Sara Gjordenit? Ish-Missi tregon raportin me aktorin jashtë “BBV”!

sa partnere ka per meter katror edhe romeo veshaj ish i dashuri i sara gjordenit ish missi tregon raportin me aktorin jashte bbv

































Ish-missi Sara Gjordeni së fundmi në “Post Big Brother” ka sqaruar deklaratën e saj se më shumë ka humbur nga pjesëmarrja në këtë reality show sesa ka fituar.

sa partnere ka per meter katror edhe romeo veshaj ish i dashuri i sara gjordenit ish missi tregon raportin me aktorin jashte bbv

Ajo tregoi se pjesëmarrja në këtë spektakël i ka kushtuar në anën e moralit dhe dinjitetit, për shkak se ish-banorja bëri bujë në median rozë për jetën personale dhe për meshkujt që u përfol se ajo kishte pasur një lidhje.

Sara nga ana tjetër hodhi poshtë edhe aludimet që Romeo Veshaj dhe Silvi Forte kanë qenë ish-partnert e saj, duke u shprehur se raportit që ka pasur me këta meshkuj është akuzuar se ka pasur një lidhje me ta.

Përsa i përket personit misterioz që i dërgoi dronin në shtëpinë e “BBV”, ish-banorja tha që tashmë këtë gjë e ka biseduar me të dashurin e saj, Bardhi Idrizin.

Pjesë nga biseda:

Moderatori: Ke thënë më shumë kam humbur nga ky BBV sesa kam fituar. Çfarë nënkupton me këtë?

Sara Gjordeni: Më ka dhënë një impakt shumë të madh në publik, ishte i mirë apo i keq. Por më ka kushtuar shumë në anën e moralit dhe dinjiteti që është diskutuar jashtëzakonisht shumë.

Moderatori: Rikja në një batutë ka thënë sa shumë ka patur…

Rike Roçi: I ka ardhur droni, ishte i dyti ish që futej në big, gjithë të famshëm, jo ndonjë gjë të keqe.

Sara Gjordeni: Unë nuk e kuptoj kur i bë kaq e madhe kjo puna e ish-ave të mi që u bënë këto memet sa ish-të dashur ka Sara për metër katror. U diskutua Romeo, më vjen keq që nuk është këtu që të hidhte poshtë aludimin që unë kam pasur diçka me Romeon, që nuk kam pasur. U aludua për Silvin, Silvin e kam takuar vetëm 15 minuta në jetën time, nuk kam pasur asnjë gjë tjetër, u fut Endriku, unë sigurisht kisha pasur një histori me të para 10 vitesh, unë nuk e di çfarë priste publiku të bëja ndërkohë që ai kishte bashkëshorten e dytë shtatzënë me fëmijën e dytë, unë nuk e kuptoj çfarë pritur publiku që të bëja me Endrikun. Ndërsa personin nga i cili erdhi droni, të cilin nuk e kishte dërguar absolutisht ai person, ishte personi të cilin ia kisha treguar Bardhit brenda në shtëpi. Unë nuk e kuptoj që ku janë këta ish-at që u diskutuan kaq shumë.

Kujtojmë që Sara u dashurua dhe u lidh me Bardhi Idrizin në “BBV”, ndërsa e vazhduan romancën edhe pas daljes nga shtëpia dhe tashmë çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

sa partnere ka per meter katror edhe romeo veshaj ish i dashuri i sara gjordenit ish missi tregon raportin me aktorin jashte bbv 1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co