Sport

Salah është njeriu i rekordeve, Liverpool e nis me “këmbën” e mbarë sezonin e ri në Premier League

salah eshte njeriu i rekordeve liverpool e nis me kemben e mbare sezonin e ri ne premier league
salah eshte njeriu i rekordeve liverpool e nis me kemben e mbare sezonin e ri ne premier league

Sezoni i ri i Premier League ka nisur në mënyrën më të mirë për Liverpool, që arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Ipswich.

Sfida ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit anglez që arriti të rezistonte pa pësuar pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë mendoi egjiptiani Salah.

Në minutan e 60’, 32-vjeçari asistoi për Diogo Jotan, i cili zhbllokoi takimin, teksa pesë minuta më vonë, Salah gjeti rrugën e rrjetës, duke u bërë kështu i pari lojtar në historinë e Premier League, që shënon gol në 9 takime hapëse.

Kështu Arne Slot debuton me fitore në krye të Liverpool, duke e nisur sezonin me tre pikë, ndërsa Ipswich rikthehet në Premier League me humbje.

REZULTATI:

IPSWICH 0-2 LIVERPOOL

Jota 60’, Salah 65’

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts